Sport

Futbollistet e Vllaznisë surprizohen në Londër, tifozët i dhurojnë një trofe në prag të ndeshjes me Chelsea-n

Ditën e mërkurë, në orën 21:00, Vllaznia e femrave do të luajë ndeshjen e dytë të grupeve të Women’s Champions League përballë Chelsea-t.

26 Tetor 2022, 13:02 Nga DOSJA

Futbollistet e Vllaznisë surprizohen në Londër, tifozët i

LONDËR-Ditën e mërkurë, në orën 21:00, Vllaznia e femrave do të luajë ndeshjen e dytë të grupeve të Women’s Champions League përballë Chelsea-t. Në Londër, kjo përballje pritet me interes të lartë nga tifozët kuqeblu, të cilët nuk do të mungojnë në këtë përballje.

Në një video të postuar nga klubi i Vllaznisë, shihet një grup tifozësh, që janë organizuar dhe mbrëmjen e së martës shkuan në hotelin ku janë akomoduar futbollistet dhe i kanë dhuruar një trofe simbolik për t’u treguar mirënjohjen dhe vlerësimin ndaj arritjes së tyre.

E.Ç (Dosja.al)

vllaznia chelsea

Sondazh

Poll