Sport

Viera: "Ne duhet t'u japim mundësi njerëzve me ngjyrë, të trajnojnë në Europë"

“Mjafton të shikojmë pesë ligat më të mira në botë dhe të shohim se sa trajnerë me ngjyrë ka...”,- tha francezi 46-vjeçar Patrick Viera, me origjinë senegaleze

26 Tetor 2022, 12:50 Nga DOSJA

Viera: "Ne duhet t'u japim mundësi njerëzve me ngjyrë,

ANGLI - Ish-futbollisti i njohur i kombëtares së Francës, Patrick Vieira, aktualisht në krye të pankinës së Crystal Palace, u ankua për mungesën e trajnerëve me ngjyrë në ligat kryesore të Europës.

“Ne duhet t'u japim mundësi njerëzve me ngjyrë. Ne jemi të mire, si gjithë të tjerët. Mjafton të shikojmë pesë ligat më të mira në botë dhe të shohim se sa trajnerë me ngjyrë ka...”,- tha francezi 46-vjeçar me origjinë senegaleze në një intervistë për BBC.

Crystal Palace aktualisht zë vendin e 13-të në Premier League, me 13 pikë të fituara në njëmbëdhjetë javë të zhvilluara deri tani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll