Sport

Vlahovic në lot pas ndeshjes me Benficën, gjesti në pankinë shqetëson tifozët e Juventusit

Natë makthi për Juventusin në Lisbonë. Benfica u dha një leksion lojtarëve të Allegrit dhe gjithashtu Dusan Vlahovic-it, të cilit iu “grabit” një gol nga Moise Kean dhe u largua në minutën e 71-të

26 Tetor 2022, 12:46 Nga DOSJA

Vlahovic në lot pas ndeshjes me Benficën, gjesti në pankinë

ITALI- Natë makthi për Juventusin në Lisbonë. Benfica u dha një leksion lojtarëve të Allegrit dhe gjithashtu Dusan Vlahovic-it, të cilit iu “grabit” një gol nga Moise Kean dhe u largua në minutën e 71-të për t’i lënë vendin Matías Soulé. Ajo që dukej si një ndryshim teknik, megjithatë, mund të fshehë diçka tjetër.

Sulmuesi serb u pa i përlotur në pankinë dhe gjesti i tij bëri që tifozët e Juventusit të shqetësoheshin.Ish- sulmuesi i Fiorentinës është parë duke mbajtur fytyrën me dorë, në bisedë me stafin e Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

vlahovic juventus

Sondazh

Poll