Aktualitet

Arrestohen dy të rinj në Pogradec, njëri hyri të vidhte një shtëpi, tjetri u kap me kokainë (NJOFTIMI)

Gjithashtu në prangat e Bluve të Pogradecit ra dhe një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Y nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

26 Tetor 2022, 11:14 Nga e.k
Arrestohen dy të rinj në Pogradec, njëri hyri të vidhte
Policia Korçë

POGRADEC- Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Pogradecit për vepra të ndryshme penale. Kështu u arrestua në flagrancë një 20-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Sh. I riu po tentonte të kryente një vjedhje në lagjën nr.1 të Pogradecit.

Gjithashtu në prangat e Bluve të Pogradecit ra dhe një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Y nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur "Lumi i Tërhanit". Pas kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e llojit kokainë.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit R. S.

-Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Y., 37 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, në Pogradec, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

pogradec policia e pogradecit

Sondazh

Poll