Aktualitet

Zbulohet granatë dore në rrënojat e pallatit në Krujë, Policia: Do identifikojmë personin që e kishte

Policia po punon për identifikimin e personave që posedonin granatën.

26 Tetor 2022, 09:29 Nga A.B
Zbulohet granatë dore në rrënojat e pallatit në Krujë,
Granate

KRUJË- Një granatë dore është gjetur mëngjesin e sotëm në rrënojat e një pallati në Krujë të dëmtuar nga tërmeti. Forcat blu njoftojnë se policia po punon për identifikimin e personave që e posedonin granatën dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Krujë, në rrënojat e një pallati të dëmtuar nga termeti u gjet dhe u sekuestrua një granatë dore. Vijojnë veprimet për identifikimin e shtetasit/ve që e posedonin granatën dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

granate ne kruje kruje

Sondazh

Poll