Aktualitet

Sekuestrohen mbi 200 kg marijuanë, arrestohen tre grekë dhe një shqiptar

Identiteti i të arrestuarëve nuk është bërë ende i ditur ndërkohë autoritetet njoftojnë se momentalisht operacioni po zhvillohet në rajone të ndryshme. 

25 Tetor 2022, 09:34 Nga e.k
Sekuestrohen mbi 200 kg marijuanë, arrestohen tre grekë dhe një
Foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar dhe tre grekë kanë rënë në perangat e Policisë pasi akuzohen se merreshin me trafikun e drogës. Mediat bëjnë me dije se ata u arrestuan në kuadër të një operacioni anti-drogë.

Operacioni është ende në vazhdim. Sipas mediave greke deri më tani mësohet se janë sekuestruar rreth 200 kilogram marijuanë. Identiteti i të arrestuarëve nuk është bërë ende i ditur ndërkohë autoritetet njoftojnë se momentalisht operacioni po zhvillohet në rajone të ndryshme. 

Nuk dihet ende roli që ka pasur shqiptari në këtë grup kriminal.

greqi policia greke

Sondazh

Poll