Aktualitet

246 efektivë i shtohen Policisë së Shtetit, Çuçi: Krimi dhe korrupsioni do t'ju zhveshin nga dinjteti, mos u thyeni para politikës

Çuçi tha se buxheti për Policinë e Shtetit këtë vit është rritur me 16% krahasuar me një vit më parë.

25 Tetor 2022, 08:57 Nga F.M
246 efektivë i shtohen Policisë së Shtetit, Çuçi:
Bledi Çuçi

TIRANË- 246 efektivë të rinj i kanë shtuar sot trupës së Policisë së Shtetit, në ditën e diplomimit të tyrë. Në ceremoni ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Në fjalën e mbajtur para efektivëve të rinj, Çuçi u tha efektivëve të mos pranojnë të nënshtrohen para të inkriminuarve dhe të mos korruptohen, një tjetër thirrje e kishte në lidhje me ndërhyrjet politike, të cilat sipas Çiçit, duhen mbajtur sa më larg. Çuçi tha se buxheti për Policinë e Shtetit këtë vit është rritur me 16% krahasuar me një vit më parë.

"Krimi dhe korrupsioni do t'ju zhveshin nga dinjteti, por do të jetë shumë vonë kur ta kuptoni këtë gjë. Ju mos u thyeni përpara krimit e politikës që për fat të keq, ende dhe ajo politikë e mbrapshtë kuptohet, vazhdon rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po ringjallin fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme, shikoni drejt të ardhmes, drejt zbatimit të ligjit. Policia vazhdon të jetë një nga institucionet që ka besimin më të lartë në komunitet. Dhe jo vetëm besimin e publikut dhe të shoqërisë shqiptare, por si asnjëherë tjetër, besimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nëse disa vite më parë bashkëpunimi me policinë dhe agjencisë ligjzbatuese ishte në nivelin e një shkëmbimi informacioni, sot që flasim, operacione të përbashkëtat policore vijnë radhazi, janë 17 të tilla që janë në proces. Lajmi i mirë erdhi me buxhetin e ri për 2023, ku në tërësinë e tij në të gjithë buxhetin e policisë kemi rritje 16% buxhetin krahasuar me një vit më parë, për 75% të trupës policore kemi filluar që prej 18 tetorit një rritje page 155. Vjet me buxhetin trajtuam ata punonjës police që banonin jashtë qendrës së punës duke rritur pagat apo shpërblimet për to si pasojë e largësisë, këtë vit po rrisim për pjesën më të madhe të trupës policore 155 pagat,"- tha Çuçi.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se do tu japë mbështetjen të gjithë efektivëve që duan të bëjnë karrierë, por gjithmonë bzuar në aftësitë profesionale.

“Ëndërroni, ju këshilloj që të mos ndaloni, të keni ambicie dhe të mos e ndalni misionin tuaj. Por, duhet të keni parasysh diçka, dëshira për t’u promovuar duhet të ecë paralelisht me punën dhe investimin nga secili prej jush,”- tha Rrumbullaku.

policia e shtetit bledi cuci muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll