Aktualitet

EMRAT/ Dhunuan e grabitën afganin, arrestohen 3 persona në Sarandë

Gjini nga Laçi dhe dy të tjerët nga Saranda akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. 

25 Tetor 2022, 08:30 Nga F.M
EMRAT/ Dhunuan e grabitën afganin, arrestohen 3 persona në
Policia e Sarandës

SARANDË- Tre persona, të identifikuar si Klodian Gjini, Parios Zani dhe Jurgen Baçi, përkatësisht 21, 18 dhe 19 vjeç, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar e grabitur një emigrant nga Afganistani. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Sarandë, në lagjen nr.,1 të qytetit bregdetar. Gjini nga Laçi dhe dy të tjerët nga Saranda akuzohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. 

Njoftimi i policisë Sarandë:

I vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, identifikohen dhe vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare. Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

– K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

grabitje ne sarande klodian gjini parios zani jurgen baci

Sondazh

Poll