Aktualitet

Kamera s'ka! Klodiana Lala: Dy pikat e errëta për vdekjen e Kurtit, çfarë ndodhi në furgonin e policisë dhe gjatë vrapit

Gazetarja shtoi se më pas do të ishte mjeku ai që do ta përcaktonte nëse Kurti ishte sëmurë vërtetë apo e ka simuluar këtë situatë. 

25 Tetor 2022, 08:15 Nga F.M
Kamera s'ka! Klodiana Lala: Dy pikat e errëta për vdekjen e
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar dy pikat e errëta në lidhje me mbrëmjen e 19 tetorit, natë kur i riu Lear Kurti ndërroi jetë në duart e efektivëve të policisë. E ftuar në 'Opinion", Lala tha se ajo që nuk dihet deri më tani është se çfarë ka ndodhur gjatë kohës që Kurti ka vrapuar dhe brenda në furgonin e Policisë së Shtetit. Lala tha se përtej pikëpyetjeve, që në momentin që efektivët e kanë parë 32-vjeçarin në gjendje të keqe shëndetësore, duhet ta dërgonin në spital. Gazetarja shtoi se më pas do të ishte mjeku ai që do ta përcaktonte nëse Kurti ishte sëmurë vërtetë apo e ka simuluar këtë situatë. 

"Policia i thirri nga mjeti brenda dhe asnjë nga efektivët nuk doli që t'i prezantohej. T'i thposhtë 'jam Policia e Shtetit', siç ndodh në çdo vend të botës. Pasi e kanë thirrur, e kanë pyetur nga makina nëse është banor i lagjes, kanë dalë nga mjeti dhe kanë folur nga afër. Ajo që nuk kemi ne të qartë është ajo që ka ndodhur gjatë kohës që efektivët e kanë ndjekur me vrap, pamjet janë të reduktura për shkak të dritës që mungonte në atë kohë dhe për shkka të kamerave të mbulojnë atë zonë. Përse nuk u shoqërua për në spital, edhe nëse perspno në fjalë shtiret, dërgohet në spital dhe është mjeku më pas që tregon nëse ky person është sëmurë vërtetë apo e ka simuluar. Ne nuk dimë ç'ka ndodhur në makinën e policisë. Nuk ka kamera brenda mjeteve. Patrullat duhet të kenë kamera trupi, nuk do të ishim këtu nëse do të kishte policia kamera,"- tha Lala ndër të tjera. 

Deklarata e Lalës vjen 4 ditë pasi Lear Kurti, 32 vjeç dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut mbrëmjen e djeshme te Piranjat hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte "këshilluar" indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

klodiana lala

Sondazh

Poll