Aktualitet

Whatsapp del jashtë funksionit, përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe

WhatsApp aktualisht nuk funksionon për mijëra përdorues si për bisedat në grup ashtu edhe për ato personale.

25 Tetor 2022, 09:28 Nga DOSJA
Whatsapp del jashtë funksionit, përdoruesit nuk mund të
Foto ilustrim

WhatsApp, aplikacioni popullor i komunikimit, i përdorur nga mbi 2 miliardë milionë njerëz është jashtë funksionit. Përdoruesit e WhatsApp në Shqipëri dhe shumë vende të tjera aktualisht nuk janë në gjendje të dërgojnë dhe marrin mesazhe.

Ndërprerja ka prekur si bisedat personale ashtu edhe bisedat në grup. Aktualisht duket e pamundur të dërgosh një mesazh në WhatsApp.

Faqja e internetit për zbulimin e ndërprerjeve DownDetector konfirmon se ëhatsApp nuk po funksionon ndërsa harta e vendeve ku aplikacioni nuk punon po zgjerohet. 

WhatsApp ende nuk ka ndarë një deklaratë zyrtare për këtë problem./Dosja.al

Sondazh

Poll