Aktualitet

Ndryshon ora! Nga 30 tetori do të flemë 1 orë më shumë

Me ndryshimin e orës do të ndryshojë edhe cikli i gjumit pasi të gjithë do të kemi mundësi të flejmë një orë më shumë.

25 Tetor 2022, 08:38 Nga e.k
Ndryshon ora! Nga 30 tetori do të flemë 1 orë më shumë
Foto ilustruese

TIRANË- Të dielën e 30 tetorit akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Me ndryshimin e orës do të ndryshojë edhe cikli i gjumit pasi të gjithë do të kemi mundësi të flejmë një orë më shumë.

Ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrrimi bëhet automatikisht. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

ndryshon ora te dielen

Sondazh

Poll