Aktualitet

Lala tregon bisedën mes Kurtit dhe efektivëve: Hodha një dozë droge, shkoni e gjejeni

Gazetarja shtoi se 32-vjeçari u ka thënë se ka hedhur një dozë me kanabis dhe se efektivët duhet të nisni ta kërkonin drogën.

25 Tetor 2022, 08:54 Nga F.M
Lala tregon bisedën mes Kurtit dhe efektivëve: Hodha një
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar bisedën e zhvilluar mes të ndjerit Lear Kurti dhe efektivëve të policisë mbrëmjen e 19 tetorit. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se Kurti ka shfaqur shenja dridhjeje kur është ndaluar nga efektivët, pork a folur me ta. Gazetarja shtoi se 32-vjeçari u ka thënë se ka hedhur një dozë me kanabis dhe se efektivët duhet të nisni ta kërkonin drogën.

“Lear Kurti ka qenë duke ecur në rrugë qetësisht kur efektivët i kanë thirrur nga dritarja e makinës dhe e kanë pyetur nëse është banor i lagjes. Ai është shoqëruar edhe më herët në polici. Njihej për konsumimin e lëndëve narkotike, miqtë dhe familja kanë treguar se ai kishte një fobi kundrejt uniformave të policisë. Kur i kanë kërkuar kartën e identitetit, ai ka vrapuar. Pas ndjekjes, e kanë kapur tek marketi dhe ai ka filluar të japë shenja dridhjeje. Ata janë afruar dhe kanë dashur ta ngrenë. Ndër të tjera, ai u ka thënë, kam hedhur një dozë hashash, shkoni dhe gjejeni. Këtë u ka thënë,”- tha Lala.

Deklarata e Lalës vjen 4 ditë pasi Lear Kurti, 32 vjeç dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut mbrëmjen e djeshme te Piranjat hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte "këshilluar" indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

klodiana lala lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll