Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, Lala: Policët i vunë shufër hekuri në dorë kur nxirrte shkumë nga goja, nisën me magji e metoda popullore

Gazetarja shtoi se të vijosh të veprosh me metoda popullore kundrejt një personi që nxjerr shkumë nga goja, tregon që kemi një polici të patrajnuar. 

25 Tetor 2022, 08:36 Nga F.M
Vdekja e Lear Kurtit, Lala: Policët i vunë shufër hekuri në
Gazetarja Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 19 tetorit, kur Lear Kurti ndërroi jetë në duart e efektivëve të policisë. E ftuar në "Opinion", Lala tha se efektivët i kanë vënë një shufër hekuri në dorë në momentin që kanë parë që kurti po nxirrte shkumë nga goja. Gazetarja shtoi se të vijosh të veprosh me metoda popullore kundrejt një personi që nxjerr shkumë nga goja, tregon që kemi një polici të patrajnuar. 

"Në momentin që mbërriti në oborrin e komisariatit, unë e kam parë personalisht, ato pamje do të publikohen një ditë, është lënë në korridorin e komisariatit, jashtë çdo kushti e rregulli të Policisë së Shtetit. Pastaj kanë vijuar me historitë, jo i kanë vënë hekur në dorë, unë nuk e kuptoj fare pse e kanë bërë atë veprim. Kanë shkuar deri në atë pikë. E kanë shëruar me metoda popullore. Të marrësh dhe t'i vësh hekur në dorë një njeriu që nxjerr shkumë nga goja, s'merresh dot me magji e shufra hekuri, kur tjetri është në grahmat e fundit. Aty ka pasur njerëz, që unë i kam takuar në shtëpinë e Kurtit, që i kanë bërë thirrje për ta dërguar të riun në spital,"- tha Lala ndër të tjera. 

Deklarata e Lalës vjen 4 ditë pasi Lear Kurti, 32 vjeç dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut mbrëmjen e djeshme te Piranjat hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte "këshilluar" indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

klodiana lala lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll