Sport

Napoli, Guardiola i magjepsur nga Kvaratskhelia; gati oferta e parë për yllin gjeorgjian

Paraqitjet e mahnitshme të Khvicha Kvaratskhelia padyshim nuk po kalojnë pa u vënë re.

23 Tetor 2022, 18:31 Nga DOSJA

Napoli, Guardiola i magjepsur nga Kvaratskhelia; gati oferta e parë

ITALI- Paraqitjet e mahnitshme të Khvicha Kvaratskhelia padyshim nuk po kalojnë pa u vënë re. Sulmuesi gjeorgjian, i cili erdhi te Napoli në verë për një shumë prej rreth 10 milionë eurosh, tashmë ka shënuar 7 gola dhe 6 asistime. Paraqitjet pozitive e bënë atë shumë shpejt të shndërrohej në makthin e të gjitha mbrojtjeve në Itali dhe Europë. Manchester City është një nga skuadrat që po interesohet për shërbimet e tij.

Futbollisti nga Gjeorgjia ka firmosur një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë rreth një milion euro në sezon me Napolin, por De Laurentiis tashmë po punon për të gjetur një marrëveshje të re me shifra më të larta duke futur një klauzolë të rëndësishme lirimi.

Sipas tabloidit anglez, ideja e patronit napolitan do të ishte të fuste një klauzolë shumë të lartë, për të cilën megjithatë lojtari nuk do të ishte shumë i bindur. Megjithatë, klubi është i qetë duke qenë se kontrata lojtarit i skadon në vitin 2027.

Ndërkohë, top klubet evropiane vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe duke pasur parasysh fuqinë financiare të Manchester Cityt, tifozët e Napolit definitivisht nuk do të mund të flenë të qetë gjatë verës.

E.Ç (Dosja.al)

khvicha kvaratskhelia napoli

Sondazh

Poll