Sport

"Hidhe nga shkallët", del videoja e turpshme në fund të ndeshjes Fiorentina-Inter

Episodi i keq ndodhi në fund të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit. Një tifoz i Interit, i veshur me ngjyrat zikaltër dhe me numrin 32 (që i përket Dimarcos), është sulmuar nga një grup mbështetësish të Fiorentinës.

23 Tetor 2022, 18:22 Nga DOSJA

"Hidhe nga shkallët", del videoja e turpshme në fund të

ITALI- Episodi i keq ndodhi në fund të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit. Një tifoz i Interit, i veshur me ngjyrat zikaltër dhe me numrin 32 (që i përket Dimarcos), është sulmuar nga një grup mbështetësish të Fiorentinës. Shuplaka, shtytje, të shoqëruara nga britmat e tifozëve të tjerë. i. Disa kanë nxitur agresorët me shprehjen “hidheni poshtë Dimarco-n”.

Finalja e zjarrtë e ndeshjes la pasoja në tribuna dhe në dhomat e zhveshjes: drejtuesit e Interit akuzuan ato të Fiorentinës se janë sulmuar verbalisht, me Comison që dyshohet se tentoi të thyente një derë që të çonte në dhomat e zhveshjes. Fiorentina e mohoi kategorikisht këtë version dhe kërkoi falje nga drejtuesit e zikaltërve.

E.Ç (Dosja.al)

inter fiorentina

Sondazh

Poll