Sport

VIDEO/ Duket po bëhet ‘zakon’: Granit Xhaka shënon një tjetër gol spektakolar...

Mesfushori kosovar Granit Xhaka vazhdon shkëlqimin te Arsenali këtë edicion. Realizoi golin e pare ndaj Southamptonit

23 Tetor 2022, 16:11 Nga DOSJA

VIDEO/ Duket po bëhet ‘zakon’: Granit Xhaka shënon

ANGLI - Mesfushori kosovar Granit Xhaka, pas 11 minutash lojë ka kaluar epërsi ‘Topçinjtë’ londinezë në sfidën ndaj Southampton, ndeshje e javës së 11-të të Premier League. Ishte mbrojtësi anglez Ben White, pas një aksioni nga e djathta, që asistoi bukur për Xhakën në qendër, që me një goditje të fuqishme brenda zonës realizoi gol dhe për 0-1 për Arsenalin.

Ky ishte goli i tretë i Granitit që shënon në Ligën Premier, teksa ka edhe tre asistime duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë edicion. Mesfushori kosovar në mesjavë shënoi një tjetër gol spektakolar ndaj PSV Eindhoven në Europa League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll