Sport

Zbulohet shuma e gjobës që Cristiano Ronaldo do duhet t’i paguajë Man.United...

Sipas ‘The Sun’ ylli portugez ka marrë edhe një gjobë prej 1 milion euro (rrogën e dy javëve në “Old Trafford”), edhe pse klubi refuzoi që ta konfirmonte për mediat.

23 Tetor 2022, 16:35 Nga DOSJA

Zbulohet shuma e gjobës që Cristiano Ronaldo do duhet t’i

ANGLI - E ardhmja e Cristiano Ronaldos në “Old Trafford” është në dyshim pas incidentit të fundit në ndeshjen me Totenhemin. Sipas “The Sun”, sulmuesi portugez mund të ketë luajtur edhe ndeshjen e fundit për “Djajtë e Kuq” dhe mund të mos e veshur më fanelën e Mançester Junajtidit, pasi refuzoi të hynte në fushë në minutat e fundit të ndeshjes me Totenhemin të mërkurën.

Ylli CR7 u largua nga stoli në minutën e 89-të ndaj Spurs, duke mos pranuar urdhërin e Ten Hag të futet në fushë në minutat e fundit. Të nesërmen erdhi edhe masa disiplinore e klubit, ku përpos përjashtimit nga ndeshja me Çelsin, ishte edhe një gjobë financiare e pa deklaruar.

“The Sun” këmbëngul se trajneri holandez nuk e do Ronaldon më në skuadër, pavarësisht fjalëve se portugezi është një lojtar i rendësishëm për “Djajtë e Kuq”. Media britanike raporton se ylli Cristiano ka marrë edhe një gjobë prej 1 milion euro (rrogën e dy javëve në “Old Trafford”), edhe pse klubi refuzoi që ta konfirmonte për mediat.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll