Sport

Kylian Mbappé, thurr një plan të ri për të hequr qafe Neymar: Messi është çelësi…

Francezi po përpiqet të bëjë gjithçka që sulmuesi brazilian të largohet nga PSG

23 Tetor 2022, 15:05 Nga DOSJA

Kylian Mbappé, thurr një plan të ri për të hequr qafe

FRANCE - Gjithçka që shkëlqen te PSG nuk është flori. Ndërkohë që skuadra po kalon me sukses nga ndeshja në ndeshje, polemikat ndjekin dhomat e zhveshjes së skuadrës pariziene dhe yjet e saj të mëdhenj janë ende në qendër të vëmendjes.

Të gjithë e dinë që Mbappé nuk është rehat te PSG dhe një nga faktorët që e ka shtyrë të mendojë të largohet nga skuadra franceze është pikërisht ‘bashkëjetesa’ me brazilianin Neymar. Lojtari i kombëtares franceze do të bënte gjithçka që është e mundur që shoku i tij të largohej nga klubi dhe për këtë ka ndryshuar strategjinë e tij në përpjekjen për ta larguar atë nga Parisi.

Plani i ri i Mbappe është që ai të afrohet sa më shumë me Messin. Kjo u dëshmua edhe këtë të premte, në ndeshjen e Ligës 1 kundër Ajaccio (0-3), ku francezi dhe argjentinasi mbajtën peshën e skuadrës për të mposhtur rivalin e tyre modest dhe për t'i dhënë tre pikë të tjera PSG-së.

Një goditje nga Mbappé dhe një 'vepër arti' nga Messi e çuan klubin parizien drejt fitores, duke u treguar të dy lojtarëve, se ata mund ta kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte në fushë. Por... ku ishte Neymar?

Kylian Mbappé, thurr një plan të ri për të hequr qafe

Braziliani nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij me këtë rast, pasi ishte i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë. Një rrethanë që Mbappe do ta kishte shfrytëzuar plotësisht për të zbatuar planin e tij: t'i afrohej sa më shumë Messit dhe të bënte kështu që ‘Pleshti’ të distancohet, të paktën në aspektin sportiv, nga miku i tij i madh brazilian. Në këtë mënyrë, sulmuesi francez do të përpiqej ta bënte Neymarin të ‘humbte’ aleatin e tij më të madh brenda ekipit dhe kjo do ta shtynte të largohej.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll