Sport

‘Xhevahiri’ i Dortmundit kërkon të dëbojë prindërit nga shtëpia. Çështja në gjykatë…

Më herët ka qenë babai i Moukokos, ai që i ka kryer detyrat e menaxherit, por i riu dëshiron të ndërpresë lidhjet, për t'u bashkuar me agjentin Patrick Wiliams.

23 Tetor 2022, 17:06 Nga DOSJA

‘Xhevahiri’ i Dortmundit kërkon të dëbojë

GJERMANI - Gazeta gjermane ‘Bild’ raporton se Youssoufa Moukoko, një yll i ri i Borussia Dortmundit, dëshiron të dëbojë prindërit e tij nga shtëpia. Sipas të njëjtit burim, lojtari kamerunas, gjerman i natyralizuar, është në konflikt me prindërit e tij. 

Një mosmarrëveshje familjare e bën 17-vjeçarin Moukoko të mos pranojë të rinovojë me Borussia Dortmund, pavarësisht se klubi ka vënë në tavolinë një kontratë trevjeçare, me një pagë prej më shumë se 10 milionë euro në sezon.

Sulmuesi, gjithmonë sipas ‘Bild’, synon të mbushë moshën madhore për të nënshkruar kontratën që dëshiron. Më herët ka qenë babai i Moukokos, ai që i ka kryer këto lloj vendimesh, por i riu dëshiron të ndërpresë lidhjet, për t'u bashkuar me agjentin Patrick Wiliams.

Prindërit akuzojnë menaxherin se ka ndikim negativ te djali i tyre dhe Moukoko, i ngopur me situatën, synon të nxjerrë në ankand shtëpinë ku jetojnë prindërit, që ndodhet në jug të Hamburgut. Kjo çështje tashmë ka mbërritur në gjykatë dhe do të gjykohet më 10 nëntor.

Këtë sezon, i riu Youssoufa Moukoko ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asistime në dhjetë ndeshje të Bundesligës. Ai ka luajtur gjithashtu edhe në katër ndeshje të Champions League dhe dy ndeshje të Kupës së Gjermanisë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll