Sport

Chelsea dhe Manchester United dënojnë homofobinë në ‘Stamford Bridge’…

“Homofobia, si të gjitha format e diskriminimit, nuk ka vend në futboll”

23 Tetor 2022, 17:21 Nga DOSJA

Chelsea dhe Manchester United dënojnë homofobinë në

ANGLI - Chelsea dhe Manchester United kanë lëshuar, vonë në mëngjesin e kësaj të diele, deklarata, ku hedhin poshtë thirrjet homofobike të dëgjuara para takimit mes skuadrave në ‘Stamford Bridge’, i cili përfundoi në barazim (1-1).

Blutë e Londrës thonë se "të gjitha sjelljet diskriminuese janë të papranueshme" dhe "dënojnë gjuhën e përdorur nga disa individë në ‘Stamford Bridge’", duke e bërë të qartë se është e çmuar "të bësh futbollin një lojë për të gjithë".

Pozicioni i ‘Djajve të Kuq’ është në përputhje me atë të Chelseas: “Homofobia, si të gjitha format e diskriminimit, nuk ka vend në futboll. Ne do të vazhdojmë të bëjmë fushatë për përfshirje dhe të kërkojmë të zhdukim abuzimet diskriminuese.”

Chelsea dhe Manchester United dënojnë homofobinë në

Chelsea dhe Manchester United dënojnë homofobinë në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll