Sport

Presidenti Commisso, grushte kundër dhomave të zhveshjes së Interit: Fiorentina e mohon ngjarjen dhe “pret ndjesë”…

Kreu i klubit të Fiorentinës ka zbritur në fund të ndeshjes thjesht se donte të uronte trajnerin dhe djemtë për paraqitjen e shkëlqyer të skuadrës, thonë në klubin viola.

23 Tetor 2022, 12:22 Nga DOSJA

Presidenti Commisso, grushte kundër dhomave të zhveshjes së

ITALI - Një finale ndeshje shumë e acaruar mes Fiorentinës dhe Interit në fushë, por edhe jashtë saj. Agjensia e lajmeve ‘ANSA’ citon burime pranë klubit zikaltër, sipas të cilave pas golit të 4-3, drejtuesit e Inter janë sulmuar verbalisht në tribunat e stadiumit ‘Franchi’.

Jo vetëm kaq, por presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, është vërsulur pas derës së dhomave të zhveshjes të Interit, duke e goditur me grushte. Situatë e mohuar kategorikisht nga Fiorentina me një shënim: “Commisso zbriti në dhomat e zhveshjes viola vetëm për të uruar ekipin dhe pret një falje zyrtare nga zikaltrit”.

 “ACF Fiorentina mohon kategorikisht të gjithë zërat që i atribuojnë presidentit Commisso ose drejtuesve të tjerë ‘viola’ sjellje të dhunshme. Presidenti Commisso në fund të ndeshjes thjesht zbriti brenda dhomave të zhveshjes së Fiorentinës. Ai donte të uronte trajnerin dhe djemtë për paraqitjen e shkëlqyer.

Presidenti Rocco Commisso pret një falje zyrtare nga Interi dhe presidenti i tij Steven Zhang. Si dhe nga ata që përhapën këto lajme të rreme, duke rikthyer sa më shpejt të vërtetën,”- shkruhet në njoftimin për shtyp të klubit të Fiorentinës.

Presidenti Commisso, grushte kundër dhomave të zhveshjes së

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll