Sport

Klopp pas dështimit në Nottingham: "Ndihem keq, nuk e kuptoj si ndodhi"…

Pas tre fitoreve radhazi, duke përfshirë atë prestigjioze 1-0 ndaj Manchester Cityt, Liverpool çuditërisht humbi ndaj Forestit të promovuar dhe të fundit në renditjen e Premier League.

23 Tetor 2022, 15:53 Nga DOSJA

Klopp pas dështimit në Nottingham: "Ndihem keq, nuk e kuptoj si

ANGLI - “Është një goditje e rëndë për ne”,- pranoi sinqerisht Jürgen Klopp pas humbjes 1-0. "Ne erdhëm këtu për të marrë tre pikë. Po të shikoni ndeshjen ju mund të mendoni: 'Si mund të mos ndodhte kjo?",- vazhdoi trajneri i ‘Reds’. 

Ajo që aludoi Klopp, ishin mbi të gjitha rastet e shumta, sidomos pas situatave standarde, të cilat skuadra e tij i humbi radhazi. ‘Shefi’ i mbrojtjes, Virgil van Dijk në veçanti, mund të kishte shënuar disa herë: Pak para pushimit, holandezi në mënyrë të pashpjegueshme shpërdoroi një krosim nga gjuajtja e lirë, në pozicionin më ideal për ta dërguar topin në rrjetë, por gaboi. Dhe në fund, Van Dijk dështoi në një goditje të fuqishme me kokë në portën e Forestit. 

Pas dy fitoreve të fundit 1-0 kundër Man.City dhe West Ham, humbja në fund ndaj Nottingham Forest ishte padyshim një goditje. "Ndihem shumë keq. Ishte një pengesë që duhej ta kalonim me çdo kusht, sepse ne donim tre pikët dhe nuk duhej ta humbnim ndeshjen,"- tha Klopp. 

Fakt ishte që goli vendimtar në fund erdhi nga Taiwo Awoniyi, lojtari i cili kishte punuar për Liverpoolin nga viti 2015 në 2021, përpara se të transferohej në Nottingham në verë: "Ai është zhvilluar në mënyrë sensacionale dhe tani është aty ku i takon. Jam i lumtur për të, por jo aq shumë sot",- tha 55-vjeçari Jurgen Klopp i Liverpool.

Klopp pas dështimit në Nottingham: "Ndihem keq, nuk e kuptoj si

B.T (Dosja.al) 

 

Sondazh

Poll