Aktualitet

Vendimi i Gjykatës, vendoset nën sekuestro toka në bregdetin e Dhërmiut e Himarës me vlerë 8 mln euro

Tokat e tjetërsuara ndodhen në zonën e Dhërmiut; Gjilekës; Jalit dhe të Livadhit, ndërsa skema u zbulua në kuadër të hetimeve të nisura rreth një vit më parë pas vjedhjes së inskenuar të arkivës së Këshillit të Qarkut për të mbuluar një hetim të ngjashëm

22 Tetor 2022, 12:50 Nga e.k
Vendimi i Gjykatës, vendoset nën sekuestro toka në bregdetin e
Foto ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ekzekutoi sot vendimin për sekuestro preventive të sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë. Ndërkohë në Gjykatën e Vlorës dolën sot 6 shtetasit në hetim të arrestuar dy ditë më parë në kuadër të këtij operacioni.

Arrest në burg: Arqilea Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Artur Duni, Andres Gjezo

Arrest shtëpie: Ilia Ruçi, Spiro Leka, Dhimitri Leka, Niko Leka, Anesti Dhimojani, Angjelo Gjoka, Jani Marko
Detyrim paraqitje: Pavllo Xani, Epami Nonda Beleri, Sofia Beli, Arenusha Leka, Jani Zbogo, Mihallaq Ruci, Gjyzele Alibeaj, Antigoni Andruco, Vasilio Mëhilli.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Formulari”, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni "Formulari" u zhvillua në Himarë gjatë mbrëmjes së 19 tetorit.  Deri më tani, janë ekzekutuar 6 masa sigurie “Arrest në burg”, 8 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 8 masa sigurie “Detyrim paraqitjeje” dhe janë  shpallur në kërkim 2 shtetas. Tokat e tjetërsuara ndodhen në zonën e Dhërmiut; Gjilekës; Jalit dhe të Livadhit, ndërsa skema u zbulua në kuadër të hetimeve të nisura rreth një vit më parë pas vjedhjes së inskenuar të arkivës së Këshillit të Qarkut për të mbuluar një hetim të ngjashëm. Sipas dosjes së prokurorisë, punonjës të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim janë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumenta origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj Këto dokumente janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore" duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet. Dokumentet falsifikuara janë rifutur në arkivën e Këshillit të Qarkut Vlorë si dokumente origjinale më pas mbi bazë të tyre janë marrë në pronësi toka në mënyrë të paligjshme.

vlore operacioni formulari

Sondazh

Poll