Aktualitet

Kishin në plan për të ekzekutuar biznesmenin e njohur, gjykata lë në burg Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun

Rigers Spahiu akuzohet për përkrahje të Luis Gaxhit dhe kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërsa Luis Gaxhi për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”,  pasi në shtëpinë e tij u zbulua një arsenal armësh.

22 Tetor 2022, 12:08 Nga e.k
Kishin në plan për të ekzekutuar biznesmenin e njohur, gjykata
Foto ilustruese

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun. Rigers Spahiu akuzohet për përkrahje të Luis Gaxhit dhe kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërsa Luis Gaxhi për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”,  pasi në shtëpinë e tij u zbulua një arsenal armësh.

Mësohet se në telefonin e Deliut janë gjetur fotot të Ot Kiles. Rigers Spahiu, vëllai i Ardit alias Arjan Spahiut që u vra në Belgjikë është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit.

SI U PËRMEND TEK DOSJA "PLUMBI I ARTË"?

9 marsi i këtij viti ka shënuar pikënisjen e operacionit “Plumbi i artë”. Ishte pikërisht ky plumb që mbeti në shpatullën e Nuredin Dumanit që solli në kapjen e më pas edhe zbërthimin e disa prej ngjarjeve më të forta kriminale që kanë tronditur vendin gjatë viteve të fundit. Në radhët e “bossave” të botës së krimit, Nuredin Dumani kishte krijuar emër si vrasës me pagesë. Ndaj dhe Suel Çela e kishte kontaktuar për të hequr qafe Elton Kilën, i cili njihej si Oti. Çela i çonte foton e Otit në telefon. Por Dumani ndodhej në Kosovë dhe detyrën e re ia kishte besuar “ushtarit” të tij, Henrik Hoxhaj. Ky i fundit ka kërkuar kudo për të gjeutr shënjestrën por nuk ia ka dalë dhe ka kërkuar ndihmën e “profesionistit”. Por ditën që kanë shkuar për të kapur Otin, para i ka dalë Talo Çela dhe për pak sa nuk i mori jetën.  Ndërsa duket se misioni për të hequr qafe Otin nuk ka përfunduar me Dumanin, pasi sot ishte tentativa e radhës...

luis gaxha

Sondazh

Poll