Aktualitet

U gjet i vdekur në kanal nga familjarët, del ekspertiza për 34-vjeçarin në Fushë-Krujë: U qëllua me kaçavidë

Trupi i pajetë i Indrit Ndojit është gjetur mëngjesin e sotëm në një kanal në rrugën 'Bakishe Visha'. Familjarët ishin ata që zbuluan trupin në një kanal, teksa ishin rrugës për punë.

22 Tetor 2022, 10:51 Nga e.k
U gjet i vdekur në kanal nga familjarët, del ekspertiza për
Indrit Ndoj

KRUJË- Policia e Durrësit ka zbardhur ekspertizën e kryer ndaj 34-vjeçarit Indrit Ndoj të gjetur të vrarë nga familjarët në një kanal ditën e djeshme. Policia bën me dije se Ndoj nuk ka vdekur nga një goditje me armë zjarri por nga goditja me kaçavidë në arterien femorale.

Sipas autoriteteve, autori dhe viktima janë përplasur me njëri-tjetrin dhe në një moment autori e ka qëlluar me kaçavidë në kofshën e majtë. Për pasojë, Indrit Ndoj ka humbur jetën nga hemorragjia.

Ndoj u gjet i vrarë ditën e djeshme nga familjarët të cilët janë tronditur nga ngjarja. I riu ishte dënuar nga gjykata me masën e sigurisë "arrest shtëpie" për trafikim klandestinësh ndërkohë nuk dihet ende se çfarë bënte ai jashtë. Në dëshminë e saj nënë e të riut ka treguar dhe telefonatën e fundit me të ku i riu i ka thënë të bëj bukën gati pasi po kthehej në shtëpi.

vritet indrit ndoj

Sondazh

Poll