Aktualitet

Kaloi procesin e vettingut, gjyqtarja e Korçës bëhet pjesë e GJKKO

Emërimi i saj vjen pas kalimit me sukses të procesit të vettingut një vit më parë.

22 Tetor 2022, 11:58 Nga e.k

 

Kaloi procesin e vettingut, gjyqtarja e Korçës bëhet pjesë
Fjorela Davidhi

TIRANË- Keshilli i Lartë Gjyqësor emëron gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit. Emërimi i saj vjen pas kalimit me sukses të procesit të vettingut një vit më parë.

Davidhi vjen nga gjykata e Korçës dhe pasi i është nënshtruar proceseve të vettingut, ka marrë dhe dakordësinë e KLGJ për të qenë pjesë e GJKKO. 

Kaloi procesin e vettingut, gjyqtarja e Korçës bëhet pjesë
Vendimi

Flojera Davidhi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në tetor 2019, Davidhi u komandua për një periudhë 2-vjeçare si këshilltare ligjore pranë Njësisë Mbështetëse të komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

fjorela davidhi

Sondazh

Poll