Aktualitet

Shkoi të takonte prindërit, por u vodhi paratë! Babai kallëzon në Polici vajzën e tij 22-vjeçare

E reja akuzohet se vjedhur një shumë parash në banesën e prindërve në momentin që ka shkuar për t'i vizituar.

22 Tetor 2022, 11:13 Nga e.k
Shkoi të takonte prindërit, por u vodhi paratë! Babai
Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Një 22-vjeçare e identifikuar me inicialet E.S banuese në Tiranë është denoncuar në Polici nga babai i saj. E reja akuzohet se vjedhur një shumë parash në banesën e prindërve në momentin që ka shkuar për t'i vizituar.

Pas denoncimit të babait e reja po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e babait të saj, në Mallakastër.

mallakaster policia mallakaster

Sondazh

Poll