Aktualitet

Aksidentoi për vdekje motorristin, arrestohet 34-vjeçari, në pranga dhe 5 persona të tjerë

Mësohet se 34-vjeçari është vënë në pranga ditën e sotme.

22 Tetor 2022, 11:00 Nga I.A
Aksidentoi për vdekje motorristin, arrestohet 34-vjeçari, në
 

TIRANË- Drejtuesi i makinës që plagosi për vdekje motorristin në Tiranë është arrestruar. Mësohet se 34-vjeçari është vënë në pranga ditën e sotme. Po ashtu janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë për dhunë në familhe si dhe për drejtim të mjetit nën e efektin e alkoolit. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: - E. Ll., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe Ll. R., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit; - L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën;

- H. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. A.; - N. A., 25 vjeçe, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga; - S. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.

 

policia e tiranes

Sondazh

Poll