Goditi shoferin, përjashtohet nga Policia e Shtetit efektivi i Rrugores në Pogradec, nis hetimi penal ndaj tij
Ndërkohë efektivi tjetër i Policisë i identifikuar me inicialet L.H, i cili ishte i pranishëm në momentin kur dhe ndodhi skena e turpshme dhe nuk ndërhyri për të parandaluar ngjarjen është transferuar në një strukturë tjetër policiore.
KORÇË- Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku është përjashtuar nga radhët e Policisë efektivi i cili një ditë më parë u filmuar duke dhunuar një qytetar që nuk kishte vënë rripin e sigurimit. Efektiv i identifikuar me inicialet A.S u përjashtua nga radhët e uniformave Blu pasi u bë analizimi i plotë i pamjeve filmike që tregonin sesi ai godet me grushte qytetarin.
Ndërkohë Policia në njoftimin e saj për mediat bën me dije se ndaj tij ka nisur dhe hetimi penal pranë Prokurorisë së Rrrethit Gjyqësore Pogradec.
Ndërkohë efektivi tjetër i Policisë i identifikuar me inicialet L.H, i cili ishte i pranishëm në momentin kur dhe ndodhi skena e turpshme dhe nuk ndërhyri për të parandaluar ngjarjen është transferuar në një strukturë tjetër policiore.
Momenti kur efektivi i Policisë godet qytetarin.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me një incident të ndodhur në datën 21.10.2022, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 3, Pogradec, ndërmjet 2 punonjësve të Policisë Rrugore dhe drejtuesit të një automjeti, ju sqarojmë se:
Bazuar në dëshminë e dhënë në Prokurori, nga shtetasi N. H. (drejtues i automjetit), si dhe në analizën e pamjeve filmike të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet punonjësi i Policisë Rrugore, shtetasi A. S., në tejkalim të kompetencave që i jep ligji, ndaj drejtuesit të automjetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, inspektor A. S.
Për këtë punonjës policie ka nisur edhe hetimi penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Gjithashtu, është vendosur transferimi në një strukturë tjetër policore, për punonjësin tjetër të Policisë, shtetasin L. H., i cili nuk ka ndërhyrë për të parandaluar veprimin e paligjshëm të kolegut të tij.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën, sjellje të pahijshme apo tejkalim të kompetencave të punonjësve të Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm, si dhe ndëshkim të rreptë për çdo shkelje apo cenim të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
Sondazh
"Do të të vras", e shkuara e errët e Besmir Ukës, kërcënonte të miturën nga burgu, pas lirimit i dënuar për grabitje me dhunë
Besmir Uka SARANDË- Besmir Uka, 35-vjeçari që mbeti i plagosur në mesnatë në Sarandë rezulton të jetë nj&eum...
EMRAT/ Kapen me 52 doza kokainë, arrestohen 2 persona në Vlorë
Policia VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë. Mësohet se ata janë kapur me 52 doza kokainë dhe me 90 doza kana...
FOTO+EMRAT/ Kush është i autori i ngjarjes në Sarandë, plagosi 35-vjeçarin për motive të dobta
Besmir Uka SARANDË- 37-vjeçari Ermir Shabanaj është autori i plagosjes së mbrëmshme në Sarandë. Më...
Plagosja në Sarandë, policia: Ndodhi për motive të dobta, Uka jashtë rrezikut për jetën
Policia SARANDË- Policia ka dhënë detaje nga plagosja në Sarandë. Mësohet se 35-vjeçari Besmir Uka është...
Ekskluzive/ Plagoset 38-vjeçarja në Tiranë, i fejuari e goditi me thikë kur po pinte kafe me babain
Foto Ilustruese TIRANË- Një konflikt ka çuar në plagosjen e një vajzë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime e...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 22 tetor 2022
Faqja e parë e Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka n&...
FOTO+EMRI/ Plagoset me thikë 35-vjeçari në Sarandë, i riu i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale
SARANDË- Një 35-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...
Aksident në Lushnje, përplasen dy mjete, 4 persona të lënduar
Pamje nga aksidenti LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Mësohet se në aksident jan&eu...
Moti për ditën e sotme, temperaturat rriten lehtë, vranësia në zonat malore
Foto ilustruese TIRANË- Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë terri...
SONDAZHI/ Mbi 59% e shqiptarëve mendojnë se politika ka kapur drejtësinë
Sondazhe 59.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur nga politika. Të pyetur nga Barometri në Euronews...
