Aktualitet

Plagosja në Tiranë, policia: 51-vjeçari goditi të fejuarën për motive të dobta

Në njoftim thuhet se, plagosja e raportuar fillimisht nga Dosja.al, ka ndodhur për motive të dobta, ku një 51-vjeçar ka goditur me thikë të fejuarën e tij.

22 Tetor 2022, 10:52 Nga I.A
Plagosja në Tiranë, policia: 51-vjeçari goditi të
Policia

TIRANË- Policia ka nxjerr njoftimin për plagosjen mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në njoftim thuhet se, plagosja e raportuar fillimisht nga Dosja.al, ka ndodhur për motive të dobta, ku një 51-vjeçar ka goditur me thikë të fejuarën e tij. 38-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punonjë për kapjen e shtetasit Gj. M., 51 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës, të fejuarën e tij 38-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

plagosje ne tirane

Sondazh

Poll