Aktualitet

Sërish para në portin e Durrësit/ Kapen 25 mijë € në autobus pasagjerësh, ndalohet shoferi

Mësohet se eurot janë zbuluar në një autobus të linjës Durrës-Itali, ndërkohë që nuk dihet nëse kanë lidhje me 522 mijë euro që u kapën ditën e djeshme.

22 Tetor 2022, 11:09 Nga I.A
 
Sërish para në portin e Durrësit/ Kapen 25 mijë €
Euro

DURRËS- 25 mijë euro të padeklaruara janë kapur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se eurot janë zbuluar në një autobus të linjës Itali-Durrës, ndërkohë që nuk dihet nëse kanë lidhje me 522 mijë euro që u kapën ditën e djeshme. Ende nuk ka të dhëna se ku ishin fshehur eurot, ndërkohë që policia ska dale me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.

Ditën e djeshme u sekuestruan 522 mijë euro në Portin e Durrësit. Paratë ishin nisur nga Bari i Italisë me një autobus. Kontrolli me skaner në Portin e Durrësit zbuloi gjashtë qeset e mbushura me para në impiantit e kondicionerit në tavanin e mjetit. Bashkë me paratë janë sekuestruar edhe mallra të kontrabanduara (kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe, karroca për fëmijë, elektroshtëpiake dhe veshmbathje).

kapen 25 mije euro ne durres

Sondazh

Poll