Aktualitet

EMRAT/ Kapen me 52 doza kokainë, arrestohen 2 persona në Vlorë

Në pranga nga operacioni i policisë ka rënë një 58-vjeçar me emrin Arben Alili dhe një 27-vjeçar me emrin Vesjan Veliraj.

22 Tetor 2022, 10:18 Nga I.A
EMRAT/ Kapen me 52 doza kokainë, arrestohen 2 persona në Vlorë
Policia

VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë. Mësohet se ata janë kapur me 52 doza kokainë dhe me 90 doza kanabis. Në pranga nga operacioni i policisë ka rënë një 58-vjeçar me emrin Arben Alili dhe një 27-vjeçar me emrin Vesjan Veliraj. Dy personat bashkëpunon me njëri-tjetrin për shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme të Vlorës.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Goditet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 1 rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Local". Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, në doza. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje, dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Vlorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin "Local", për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: - A. A., 58 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 90 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. bashkëpunonte me shtetasin V. V., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Vlorës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

vesjan veliraj arben alili

Sondazh

Poll