Politike

Fermerët i kërkojnë pika frigoriferike, Rama- qytetarëve të Elbasanit: Bëhuni aksionerë me Bashkinë

Rama u sygjeroi fermerëve që secili që do të marrë pjesë për ngritjen e pikave frigoriferike duhet të fusë një fond të caktuar e më pas projekti të dërgohet te ministria e Bujqësisë

21 Tetor 2022, 12:34 Nga A.B
Fermerët i kërkojnë pika frigoriferike, Rama- qytetarëve
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga fermerët e Elbasanit që të bëhen aksionerë në Bashki. Kjo u tha në kuadër të ndërtimit dhe ngritjes së pikës frigoriferike. Ai shtoi se secili që do të marrë pjesë duhet të fusë një fond të caktuar e më pas projekti të dërgohet te ministria e Bujqësisë për të vijuar aplikimin për mbështetje nga skemat kombëtare. 

Së pari për pikën frigoriferike ja ku është, e keni njësh dhe më të mirë se lali Eri thua ti, po unë s’jam i kënaq as me nishin tuaj as me nishin tim atje. Më ka rënë goja. Nuk mjafton më që bashkia ti japë rrugë kanalizime por duhet të futet edhe matanë rrugës, toka që punohet dhe të thotë pikë frigoriferike. Sa veta jeni që doni të përfitoni, sa tjerë mund të vijnë këtu. Me ju të 30 ulemi tani bëjmë një sipërmarrje bashkia dhe ju të 30. Sa lek do fusni ju, 1 lekë, sa për të thonë e futa unë, 100 mijë lekë të vjetra. Sa do fusë bashkia, 20 lekë. Sa duhen? Edhe 70 lekë të tjera. Do ulemi të bëjmë projektin dhe do i shkojmë ministres së bujqësisë dhe do thotë aplikoni për mbështetje nga skemat kombëtare që i ka AZHBR përmes saj, nga fondet e BE dhe me mbështetjen e qeverisë nga garancia sovrane për të marrë një kredi që e ka garantuar qeveria. Kom që bashkia vendos një administrator, ku jeni pronarë aksionerë maxhorance, vazhdon punën dhe bën pikën frigoriferike,. Se bën qeveria, qeveria financon ose do ta bëjë një sipërmarrës. Po erdhi biznesi është me shumë kosto, kështu jeni ju që bëni këtë biznes. Prandaj s’jam i kënaqur me këto nishat, rrugë keni bërë, puna është të bëjmë më shumë  e më shumë. Kam hall se këta nishat i rre mendja, se kur u thoni mrekulli, duhet ët shkojmë shumë më shpejt më para, mjafton që të krijojmë modelet. Unë ju jap fjalën, bëni projektin dhe do ta mbështesim direkt. Që më mgjes duhet të vijë tek ju dhe brenda dy tre javësh të vijë në Tiron dhe të thotë ja ku është dhe nëse ndodh kështu, në fund të vitetit tjetër jemi këtu për të inauguruar pikën frigoriferike”, tha Rama.

edi rama rama ne elbasan

Sondazh

Poll