Politike

'Ju thoni se e keni më të mirë se Lali Eri'/ Rama: Unë s'jam i kënaqur me 1-shin tuaj dhe as me timin!

Rama tha se nuk është i kënaqur as me punën e Veliajt dhe as me atë të kryebashkiakut të Elbasanit. 

21 Tetor 2022, 12:10 Nga A.B
'Ju thoni se e keni më të mirë se Lali Eri'/ Rama:
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama tha me nënkuptim se nuk është i kënaqur me punën e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt. Nga Elbasani, kreu i Qeverisë deklaroi përballë fermerëve se nuk është i kënaqur as me punën e Veliajt dhe as me atë të kryebashkiakut të Elbasanit. 

Pakënaqësia lidhet me pikën frigoriferike, duke thënë se nuk po merret seriozisht nga fermerët e Bashkia. 

'Për pikën frigoriferike, ja ku është. E keni dhe më të mirë se Lali Eri thua ti, unë s'jam i kënaqur as me 1-shin tim dhe dhe as me 1-shin tuj. Pse. Se më ka rënë goja, më ka rënë goja me këta, jeni kryetar bashkie, nuk mjafton më që Bashkia ti japë rrugë, kanalizime, por duhet të futet dhe matanë rrugës. Sa të tjerë mund të vijnë këtu, me ju 30 hajde ulemi tani dhe bëjmë kompani, sa lekë do fusni ju? Sa për të thënë e futëm, 100 mijë lekë të vjetra. Sa duhen? Duhen dhe 70 lekë të vjetra, ku do i gjejmë. Do i shkojmë ministrisë së Bujqësisë, ajo do thotë aplikoni për skemën kombëtare. '- u shpreh Rama. 

edi rama rama ne elbasan

Sondazh

Poll