Buxheti 2023/ Tabaku: Po shkelni ligjin, sillni paketën fiskale. Ibrahimaj: Do i diskutojmë bashkë
Ministrja Ibrahimaj sqaroi dhe se taksimi për biznesin e vogël nuk do të ndryshojë e do të mbetet zero përqind deri në vlerën e 14 mln lekëve, ndërsa më pas e lexoi të gjithë dokumentin e përpiluar për menaxhimin e arkës së shtetit gjatë vitit që do të vijë.
TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2023. Në fjalën e saj në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave në Kuvend, ministrja Ibrahimaj sqaroi dhe se taksimi për biznesin e vogël nuk do të ndryshojë e do të mbetet zero përqind deri në vlerën e 14 mln lekëve, ndërsa më pas e lexoi të gjithë dokumentin e përpiluar për menaxhimin e arkës së shtetit gjatë vitit që do të vijë. E para gjë që ra në sy ishte fakt që shpenzimet do të kapnin një nivel rekord deri më tani, duke u shtuar me 1 mld lekë më shumë se nga sa është parashikuar për këtë vit.
Ndërkohë që deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, pjesë e Konferencës së Kryetarëve, kërkoi fillimisht që prezantimi i projektbuxhetit të mos bëhet pa paketën fiskale, pasi ai nuk mund të miratohet dhe nuk mund të ndërtohet pa përfshirë masat fiskale.
“Në prezantimin e buxhetit do ju sqarohet se si do implikojë paketa fiskale buxhetin. Të dyja do diskutohen bashkërisht. Paketa do miratohet të mërkurën e ardhshme dhe do diskutohen bashkërisht”, - njoftoi ministrja Ibrahimaj.
PJESË NGA DEBATI:
Jorida Tabaku: Këtu diskutojmë për buxhetin 2023 por nuk kemi paketën fiskale. Ka disa propozime të reja që duhet të kishin ardhur në këtë. është paguar kalimi i lojrave të fatit, taksa e re. Besoj se duhet t'i gjykojmë, fillimisht me paketën fiskale dhe më pas me buxhetin.
Balla: Në eksperiencën tuaj të gjatë parlamentare, ju e dini që nuk kalon sot buxheti. Sot prezantimi i buxhetit çel diskutime. Në komisionin tuaj shumë të rëndësishëm do të ketë një diskutim shumë të gjërë. Ligjvënësi është shumë i rëndësishëm. Prandaj do kërkojë mirëkuptimin tuaj. Po u rrëzua paketa nuk ka buxhet.
*vazhdon debati pa mikrofona
Ibrahimaj: Buxheti dhe paketa do të diskutohen bashkarisht.
Tabaku: Ne sot presim që të diskutojmë edhe projektligjet për efektet financiare. Kështu ka ndodhur historikisht. Po shkelni rregulloren
Balla: Rregullorja e Kuvendit ështe vendim. Prevalon ligji i buxhetit. Qeveria ka afat vetëm për ligjin e buxhetit. Qeveria ka detyrim ta sjellë brenda datës 20-25 tetor. Qeveria e ka respektuar ligjin.
Pas përfundimit të fjalës së ministres, të gjithë u larguan për t'u ritakuar javën që vjen me pyetjet lidhur me buxhetin që është parashikuar për t'u përdorur, ku janë përfshirë edhe rikthimi i lojrave të fatit që prej kohësh ishin kthyer në të ndaluara në Shqipëri.
Sondazh
Ligji i Dosjeve, Meta: Ata që e votuan kanë marrë lek! Basha s'ka fuqi për hakmarrje, është peng i historisë
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se deputetët të cilët votuan mbrëmjen e djeshme ...
Mbrëmë kaloi ligji për lustracionin, Meta: Unë isha në festë familjare, mali u mbars dhe polli një mi
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme ishte në një fes...
I sulmuan biznesin/ Shehaj: Godina ka firmën e Veliajt. Kryeministri: Ballist, leja e ndërtimit është 'nul'
Edi Rama dhe Agron Shehaj TIRANË- Vazhdon përplasja me deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe kryeministrit Edi Rama. Sot, ...
VD-Yuri Kim sërish në GJKKO, mesazhi i saj për gjyqtarët: Bëni punën me ndershmëri
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka vizituar sërish ambientet e Gjykatës së Po...
Ligji për hapjen e dosjeve/ Kush votoi PRO e kush ABSTENOI, lista me emrat e deputetëve
Kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë, miratoi ditën e djeshme projektligjin “Për të Drejtën e Informimit për ...
Hapja e dosjeve, VOA: Kuvendi votoi me shumicë votash, PS kërkon ndalimin e ushtrimit të detyrës
Kuvendi Në Shqipëri, parlamenti votoi mesnatën e së enjtes, disa ndyshime në ligjin për “Të drejtën e informi...
Mesila Doda kërkesë Nikollës: Të hapen dosjet për 140 deputetët e parlamentit
Mesila Doda TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Mesila Doda, i kërkoi kryetares...
Miratohet me 97 vota pro projektligji për rishikimin e dosjeve të sigurimit, Rama e PD bashkojnë votat, rikthehet Basha
Foto Ilustruese TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 97 vota pro për rishikimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. ...
VIDEO/ Vasili shpërthen në ofendime ndaj Ramës: Pusho ore idiot! Fle gjithë ditën dhe vjen natën me skizofrenitë e tua, mbylle
Petrit Vasili TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka shpërthyer në ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama. I pra...
Iu mbyll biznesi, deputeti Agron Shehaj: Presion politik, përgjigjen që prisja nga autoritetet e mora nga Rama
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj u shpreh se mbyllja e biznesit të tij &...