Politike

Mbrëmë kaloi ligji për lustracionin, Meta: Unë isha në festë familjare, mali u mbars dhe polli një mi

Meta bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme ishte në një festë familjare të një miku, në të njëjtën kohë kur u votua ligji për lustracionin.

21 Tetor 2022, 11:24 Nga a.b, k.m
Mbrëmë kaloi ligji për lustracionin, Meta: Unë isha në
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme ishte në një festë familjare të një miku, në të njëjtën kohë kur u votua ligji për lustracionin.

'Ligji që kanë bërë mbrëmë u mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars më 25 korrik me një e-mail anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes natës, më kanë thënë se unë kam qenë në një festë familjare të një miku dhe meqë nuk i dalin dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për ti përmirësuar frymëmarrjen për betejat që i vijnë përpara. Rezultati i Partisë së Lirisë do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet, kontributi i PL do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren  e kandidatëve kundër të gjithë kandidateve rilindas që kanë treguar sesi e kanë shkatërruar shërbimet ndaj qytetarëve.'- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll