Politike

Nën hetim për abuzim me fondet e organizatës RCC? Majlinda Bregu e mohon: Sulm e trillime, janë bazuar në asnjë të vërtetë

Majlinda Bregu ka bërë me dije se nuk është nën hetim dhe se e gjitha është sulm ndaj saj.

21 Tetor 2022, 11:55 Nga k.m.
Nën hetim për abuzim me fondet e organizatës RCC? Majlinda Bregu
Majlinda Bregu

TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu ka reaguar me një deklaratë zyrtare për mediat pas lajmit të publikuar në një media malazeze, ku pretendohej se ajo po hetohej për abuzim të fondeve. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Majlinda Bregu ka bërë me dije se nuk është nën hetim dhe se e gjitha është sulm ndaj saj.

REAGIMI I MAJLINDA BREGUT:

RCC njihet si një organizatë serioze dhe e përgjegjshme, për këtë arsye nuk komenton as spekulimet dhe as trillimet, ndaj në respekt dhe të informimit publik, RCC ka nisur të ndjekë çështjen, duke respektuar nismat dhe hapat e duhur, përfshirë ato diplomatike, për të verifikuar arsyet pse ka nisur ky sulm e këto trillime, të pabazuara në asnjë të vërtetë.

Ky reagim vjen pas shpifjeve të bëra në artikullin e së përditshmes malazeze Vijesti, të datës 20 tetor dhe të përcjella nga disa media të tjera, si lajm i rremë (fake news), ndaj RCC-së dhe Sekretares së Përgjithshëm, Majlinda Bregu. Ne vlerësojmë, mbështesim dhe luftojmë fort për lirinë e medias, por keqinformimi, përhapja lajmeve të rreme, shpifjet dhe trillimet nuk janë të pranueshme. Në punën tonë, ne mbështetemi në statutin e organizatës, rregullat dhe procedurat e miratuara, duke përfshirë kodin e sjelljes, por edhe në ndershmërinë, integritetin, besueshmërinë dhe faktet. Nga këto parime duhet të udhëhiqen të gjitha organizatat dhe individët.

RCC-së është një organizatë që krenohet me punën e saj, si dhe me transparencën dhe përgjegjshmërinë e aktiviteteve të saj, të cilat ndiqen nga afër, auditohen dhe vlerësohen rregullisht nga të gjithë anëtarët e bordit, tek të cilat RCC raporton rregullisht, bazuar në Statutin e saj. Fokusi ynë në ditët në vijim janë përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, mbi rezultatet e të cilit Sekretariati i RCC ka punuar gjatë dhe fort, me qëllim përfitimet e prekshme për qytetarët e këtij rajoni.

Lajmin e hetimit e ka bërë të ditur media malazeze “Vijesti” ku ka raportuar se pjesë e verifikimeve është edhe Majlinda Bregu. Artikulli shpjegon se ish ministrja e Punëve të Jashtme ka qenë si kryesuese e organizatës RÇ-së, një organizatë e krijuar nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore në vitin 2008 me qëllim të shpallur drejtimin, monitorimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Bregu, e cila thuhet se është edhe e hetuara kryesore, dyshohet se ka ndërhyrë në garën e tenderave. Bregu pretendohet se në një nga tenderat ka favorizuar një kompani shqiptare që nuk ka kaluar “Komisionin e Brendshëm”, në vend të kompanive të tjera nga rajoni që plotësonin kërkesat.

majlinda bregu

Sondazh

Poll