Politike

I sulmuan biznesin/ Shehaj: Godina ka firmën e Veliajt. Kryeministri: Ballist, leja e ndërtimit është 'nul'

Agron Shehaj shkruan se vetë Rama e pranoi dje se i kishte mbyllur në mënyrë të paligjshme biznesin, ku janë të punësuar 200 ekspertë IT-je, ndërsa aksioni justifikohet nga kryeministri se ndërtesa është pa leje.

21 Tetor 2022, 11:13 Nga k.m.
I sulmuan biznesin/ Shehaj: Godina ka firmën e Veliajt. Kryeministri:
Edi Rama dhe Agron Shehaj

TIRANË- Vazhdon përplasja me deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe kryeministrit Edi Rama. Sot, demokrati i është përgjigjur Ramës, e akuzave që numri një i qeverisë i bëri ditën e djeshme. Shehaj shkruan se vetë Rama e pranoi dje se i kishte mbyllur në mënyrë të paligjshme biznesin, ku janë të punësuar 200 ekspertë IT-je, ndërsa aksioni justifikohet nga kryeministri se ndërtesa është pa leje.

"Rama gënjen. E vërteta është se kompania ime ka bërë një kontratë qeraje para noterit në përputhje të plotë me ligjin për një objekt me leje. Por nëse ndërtesa ka shkelur lejen, e kujt është përgjegjësia? Është qeveria dhe agjencitë nën varësinë e Edi Ramës ato të cilat kanë detyrimin ligjor për të mos lejuar ndertimet pa leje dhe jo bizneset private, të cilat bëjnë kontrata të rregullta qeraje. Ky është një pretekst banal,"-shkruan Shehaj.

POSTIMI I PLOTË:

Edi Rama pranoi se dje se shteti i tij policor ka bllokuar në mënyrë të paligjshme një biznes ku janë të punësuar 200 ekspertë IT-je, të cilët prej tri javësh mbahen forcërisht jashtë zyrave. Por paligjshmëria dëshmohet edhe më e qartë në pretekstet qesharake me të cilat justifikohet kryeministri. Ajo se ndërtesa është pa leje. Rama gënjen. E vërteta është se kompania ime ka bërë një kontratë qeraje para noterit në përputhje të plotë me ligjin për një objekt me leje. Por nëse ndërtesa ka shkelur lejen, e kujt është përgjegjësia? Është qeveria dhe agjencitë nën varësinë e Edi Ramës ato të cilat kanë detyrimin ligjor për të mos lejuar ndertimet pa leje dhe jo bizneset private, të cilat bëjnë kontrata të rregullta qeraje. Ky është një pretekst banal. Arsyeja e vërtetë e bllokimit është hakmarrja e verbër politike e Edi Ramës ndaj denoncimeve të mia për aferat e tij të rënda, që nga firma që bëri Xhaçkën investitore strategjike, resortet e kushërinjve të Gjiknurit në Butrint. Dil dhe shpjegohu shqiptarëve, kur bëre ministren investitore dhe i dhe plazhin në Dhërmi, ishe apo jo në dijeni për kunatën e ministres Xhaçka të maskuar si investitore amerikane? 

Ndërsa Rama nga ana e tij, ka komentuar sërish rastin. Në fjalën e tij nga një takim me fermerët në Elbasan, numri një i qeverisë përsëriti edhe njëherë akuzat e djeshme.

"Del një deputet dhe tregon sesi regjimi po i prish biznesin. Nuk e di a e patë...? E vërteta është komplet tjetër. Kanë një pafytyrësi monumentale. Policia nuk ka vajtur tek biznesi, ka vajtur në mbështetje të IMT, në vazhdën e sekustrimit të kullave nga ata oligarkët që na i faturojnë ne por në fakt janë ata. Kanë bllokuar godinën, një ballist foltoreje. Është për të qeshur se në kohën dalin të fshehur në kotece. Ishte në një ndërtim pa leje. Të jashtëligjshëm. Dakord ka hyrë atje, por si ka mundësi që del dhe kap Foltoren. Merr emra nëpër gojë. Ai sa herë flet na jep pikë. Bën dhe viktimën e fjalës së lirë. E pavarësisht nga fakti që ne po i japim një goditje përfundimtare që ankohen. Pse duhet të shkojnë në Gjykatë? Sepse janë bashkë,"-tha Rama në fjalën e tij.

Por edhe kësaj herë nuk ka mbetur pa përgjigje nga demokrati. Ai nxorri një dokument ku shkruan se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë leje për ndërtimin e godinës. 

"Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja. Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike. Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë. Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit,"-shkruan Shehaj.

I sulmuan biznesin/ Shehaj: Godina ka firmën e Veliajt. Kryeministri:
Dokumenti

Kryeministri Edi Rama nuk e la pa përgjigje. Ai u shpreh se leja e ndërtimit është shkelur dhe është bërë nul nga vetë ndërtuesi.

'Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qeraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi! Sa për lejen e ndërtimit ajo është shkelur, pra është bërë nul nga vetë ndërtuesi,që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit! Po s’ke ç’i bën, nga fshehjet në kotece tek futjet në pallate pa leje, zakon ballistash!'-shkruan Rama. 

Ndërsa Rama dje, pas publikimit të pamjeve dhe denoncimit të Shehaj bëri në Kuvend, tha se deputeti e ka ngritur biznesin e tij në një ndërtesë pa leje, e cila është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Kjo pasi pretendohej se ishte hotel, por në fakt ambientet jepeshin me qera për biznese.

agron shehaj edi rama

Sondazh

Poll