Politike

Rama mbron Krifcën: Ka nga ata që thonë ç'thotë kjo e barinjve? Injorantë fare, s'kanë lidhje me akademinë

Rama deklaroi se të gjithë ata që habiten nga kjo janë injorantë.

21 Tetor 2022, 12:21 Nga A.B
Rama mbron Krifcën: Ka nga ata që thonë ç'thotë
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje ministren Frida Krifca pas reagimeve për akademinë e barinjve. Kreu i Qeverisë deklaroi se të gjithë ata që habiten nga kjo janë injorantë e se shumë shpejt do t'i ftojë që ta shikojnë atë nga afër.

'Më thonë i ke çu çmimet o Edo? Cfarë kam çuar? Po japim mbështetje, po rrisim kapacitetet, po rrisim fuqinë duke bërë investime, ato nuk do jenë thjesht rrugë, po do bëjmë investime më të thella. Do bëjmë pikë frigoriferike, si do e bëjmë, do fusni kaq ju e kaq ne. Në TV, nuk kupton fare se çfarë ndodh realisht, si puna e protestës së pedagogëve, 90% janë në mësim, ato të rruglave i kapin e i nxjerrin. Se kush ua bën ushqimet këtyre që kanë televizora nuk kuptohet, nxjerrin në ekran një grup që hudh qepët, mollët në rrugë, ooo, s'kemi ku e shesim, nuk ka shtet. Pse nga njëri krah i qarkut mollët i hedhin në rrugë e në krahun tjetër i shesin me çmime maksimale. Ky dhe këta që i shesin me cmime maksimale janë të ifnromuar. 

Duhet të shkojmë më tutje, të futemi më thellë në tregjet e reja, të gjitha janë të mundshme, i kemi ne në dorë nuk i ka lufta. Cfarë e ka lufta dhe Putin nuk e kemi ne në dore. Ky 1shi nesër sa të më përcjellë mua sonte, të vijë në mëngjes te ju dhe t'ju thotë si do e bëjmë këtë punë? Brenda javësh të vijë në Tironë dhe të thotë ja ku është, nëse ndodh kështu, në fund të vitit tjetër jemi këtu për të inaguruar pikën frigoriferike. 

Ata që na ndjekin thonë se çfarë po na thotë kjo e barinjve. Janë ca injorantë që nuk kanë lidhje fare me fjalën akademi, por shumë shpejt do t'i ftojmë të vijnë, jo shumë larg nga këtu është një pikë fantastike nga 1-shi i Cërrikut, ai është 1-sh 1sh, ky është 1-sh në zgjatje. '- tha Rama. 

edi rama frida krifca

Sondazh

Poll