Politike

Ligji i Dosjeve, Meta: Ata që e votuan kanë marrë lek! Basha s'ka fuqi për hakmarrje, është peng i historisë

Kreu i PL-së deklaroi se deputetët të cilët votuan pro, janë paguar.

21 Tetor 2022, 11:23 Nga A.B
Ligji i Dosjeve, Meta: Ata që e votuan kanë marrë lek! Basha
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se deputetët të cilët votuan mbrëmjen e djeshme ligjin pro hapjes së dosjeve, janë paguar. Në një konferencë për mediat, Meta tha se e gjitha ishte një pazar. Ndërsa kur u pyet se nëse votimi pro i deputetit Lulzim Basha për ligjin ishte hakmarrje, Meta tha se deputeti nuk ka fuqi për të kryer asnjë lloj hakmarrje, pasi është peng i historive të veta. 

Meta: Që nga dorëzimi i pushteti lokal, që nga bojkoti, gjithçka ka qënë një pazar, për ta kthyer jetën politike në pazar, Rama drejton dhe opozitën, ndaj ishte 2 Marsi që i dha një përpjekje të forta, ishte dhe dekreti i 6 Marsit, që tregoi se kush ishte opozita. Të gjithë duhet të distancohen, nuk na duhet një opozitë që i shërben një axhendë hajdutërie. 

Pyetje: A është hakmarrje e bashës bashkimi i votave?

Meta: Nuk ka fuqi Basha për të kryer asnjë lloj hakmarrje. Ata elektoral nuk kanë, moral nuk kanë, besë nuk kanë kështu që nuk kanë më se çfarë të bëjnë. Nuk ka më fuqi Basha, ai është peng i historive të veta. 

Më tej, kreu i PL-së deklaroi se deputetët të cilët votuan pro, janë paguar.

Pyetje: U miratua ligji i dosjeve për të marrë çfarë në këmbim?

Meta: Ata kanë marrë lek, shikojini llogaritë, opozitarë më të suksesshëm në biznese nuk ka parë historia botërore. 

ilir meta ligji i dosjeve

Sondazh

Poll