Politike

VD-Yuri Kim sërish në GJKKO, mesazhi i saj për gjyqtarët: Bëni punën me ndershmëri

Kjo është hera e dytë në tre ditë që ambasadorja po viziton këto ambiente

21 Tetor 2022, 10:56 Nga A.B
VD-Yuri Kim sërish në GJKKO, mesazhi i saj për gjyqtarët:
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka vizituar sërish ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kjo është hera e dytë në tre ditë që ambasadorja po viziton këto ambiente. Sipas ambasadës, diplomatja ka dhënë mesazhin se gjyqtarët e prokurorët shqiptarë duhet ta bëjnë “punën me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari”.

Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

Ambasadorja Kim u takua sot me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ajo i falënderoi ata për punën e tyre të madhe dhe tha:

“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju”.

Vizita vjen vetëm një ditë pas mesazhit të fortë që dha Kim në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorja u shpreh se ata që duan ta kthejnë Shqipërinë në kohën kur gjyqtarët kërcënoheshin, duhet të ndalojnë pasi koha e tyre ka mbaruar. (LEXO KËTU)

yuri kim yuri kim ne gjkko

Sondazh

Poll