Politike

"Na falni ju keni vuajtur në burgjet e diktaturës", Alibeaj kërkon ndjesë: Hapja e dosjeve, ndarje nga e kaluara dhe tranzicioni

Duke folur në foltoren e Kuvendit Alibeaj u shpreh se hapja e plotë e dosjeve do të jetë një ndarje nga e kaluara por dhe nga tranzicioni 30-vjeçar.

20 Tetor 2022, 20:22 Nga e.k
"Na falni ju keni vuajtur në burgjet e diktaturës", Alibeaj
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u ka kërkuar ndjesë të gjithë të përndjekurve politik të diktatures. Duke folur në foltoren e Kuvendit Alibeaj u shpreh se hapja e plotë e dosjeve do të jetë një ndarje nga e kaluara por dhe nga tranzicioni 30-vjeçar.

Enkelejd Alibeaj: Vete une I pari jam kokeulur per arritjen per hapjen e dosjeve, sot 31 vite pas renies se sistemit me te tmerrshem dictatorial. Dyhet te jemi kokulur para 34 135 të burgosur për arsye politike.
59 009 të internuar. 7 022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shtazarak. 984 të vdekur në burgjet e komunizmit
6027 të ekzekutuar me dhe pa gjyq 308 persona kanë humbur aftësitë mendore në burgje nga torturat,
mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, nuk iu janë gjendur eshtrat ende sot! Eshte vetem nje detyrim I vonuar I bere pas kaq shume kohesh. Ajo qe ne kemi kerkuar eshte hapje e plote e dosjeve per kedo, nuk eshte simbolizmi I ndarjes nga diktatura, por ai I ndarjes nga tranzicioni. Une besoj se eshte nje detyrim moral, qe mbase historia me vone duhet ten a falenderoje. Hapja e dosjeve suhet per te pare se kush kane qene punetoret, ekzekutoret, ekspertet, drejtues e gardian burgjesh qe vdekjen e njerezve te pafashem e kane patur buken e gojes se perditshme. Ne 2022 vendi I cili kerkon integrimin ne BE duhet ta kishte bere kohe me pare. Eshte fillimi I nje procesi purifikues I kesaj shoqerie, duhet ta shikojme cullak, per ta pare se si eshte gjendja sot. Eshte litar I shoqerise shqipetare qe nuk e le kete vend te shkoje perpara. Nuk ka asnje lloj triumfalizmi, per ate qe kemi patur mundesi ta bejme por nuk e kemi bere. Na falni shqipetar kudo, ju qe keni vuajtur ne burgjet e diktatures, qe nuk keni gjetur eshtrat, qe menduam kaq vone jo vetem per ju qe keni vuajtur, por edhe per brezat qe do vijne. Ndjesë!

seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll