Politike

Zhupa nxorri medaljen, Kushi: Ke një padurim për të bërë karrierë, për mesataren tu përgjigja dje, por kishe fëmijën sëmurë dhe ike e s'më dëgjove

Ajo e siguroi Zhupën se do të bënte karrierë, por i tha të mos i humbiste medalje me padurimin që e karakterizon. 

20 Tetor 2022, 18:57 Nga F.M
Zhupa nxorri medaljen, Kushi: Ke një padurim për të
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja Evis Kushi i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila nxorri medaljen e artë që kishte marrë si shpërblim të arritjeve të saj në shkollë. Nga fjala në foltore, Kushi tha se Zhupa është një nga ata persona që ka padurim për të bërë karrierë. Ajo e siguroi Zhupën se do të bënte karrierë, por i tha të mos i humbiste medalje me padurimin që e karakterizon. 

Pjesë nga replikat:

Evis Kushi: Unë nuk do të flas për vete sepse këtu nuk jam për t'ju kthyer përgjigje ju. Por për sigurinë kibernetike. Por, ju bëtë atë që bëni gjithmonë, vini, lexoni letrën tuaj dhe merrni çantën e ikni. Nuk më dëgjove se ike nga Komisioni, megjithatë ti the se kishe fëmijën sëmurë dhe uroj të jetë sa më mirë. Është plotësisht e justifikueshme sjellja juaj dhe largimi gjithashtu. Neni për të cilën ju flisni nuk gjen vend sepse për licensën ka një tjetër nen që zbatohet. Referojuni juristëve dhe do ta kuptoni. U hodhët nga një degë në tjetrën, por përsa i përket pedagogëve, ne jemi në dialog të përditshëm. Përveç rritjes së pagave, por diskutojmë për të gjitha kërkesat. Do t'i trajtojmë të gjitha çështjet. Halli i pedagogëve dhe halli i Sali Berishës nuk është halli i pedagogëve. Ju i shkatërruat universitetet, hapët shkolla fantazmë dhe shisnit diploma false, ju nuk mund tu ofroni asgjë pedagogëve. Shkollat janë shumë më mirë nga çfarë i latë ju.

Gështenja flet nga vendi

Lindita Nikolla: O zoti Gështenja

Evis Kushi:Kemi bërë dhe do të bëjmë akoma më shumë edhe në qarkun...

Flet sërish Gështenja nga vendi

Lindita Nikolla: Zoti Gështenja, po ju tërheq vëmendjen

Evis Kushi: Për zonjën Zhupa kam një sugjerim, jo këshillë se nuk jam aq e vjetër, por shoh një padurim për të bërë karrierë. Ju do të bëni karrierë, paske medalje ari, por mos e sakrififko karrierën dhe edukatën tënde për padurimin që keni. 

evis kushi seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll