Politike

Salianji lexon mesazhin e Kim në Kuvend: Pse s'i bëtë jehonë? Kush po intimidon gjykatat?

Salianji thotë se maxhoranca nuk i ka bërë jehonë kësaj deklarate të Kim. Ai ngre pyetjen se kush po intimidon gjykatat dhe se me për kë e kishte këtë mesazh ambasadorja.

20 Tetor 2022, 18:35 Nga F.M
Salianji lexon mesazhin e Kim në Kuvend: Pse s'i bëtë
Ervin Salinji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demoktatike Ervin Salianji ka lexuar mesazhin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila bëri thirrje për distancimin e politikës nga Gjykatat dhe reforma në drejtësi. Në fjalën që mbajti në Kuvend, Salianji thotë se maxhoranca nuk i ka bërë jehonë kësaj deklarate të Kim. Ai ngre pyetjen se kush po intimidon gjykatat dhe se me dhe për kë e kishte këtë mesazh ambasadorja.

"Pse nuk i bëtë sot jehonë kësaj, kujt i drejtohet? Ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni!"- tha Salianji ndër të tjera.

Çfarë tha Kim?

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë në fjalën e saj në ceremoninë e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Mesazhi i Kim shkonte për ata që donin që të kthenin Shqipërinë vite pas, kur kërcënoheshin gjyqtarë dhe prokurorë të vendit. Këtyre personave, që nuk i ka përmendur me emër, Yuri Kim u kërkoi që të ndalin dhe të mos i mbushin më xhepat me para. Tani sipas saj të gjithë kanë besim tek drejtësia dhe kërkojnë një Shqipëri me të ardhme të ndritur. 

"Ata që thonë të kundërtën, ata që nuk duan të kenë rezultate duan ta kthejnë Shqipërinë në të shkuarën. Në një kohë kur gjyqtarët mund të bliheshin ose kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët nuk besonin se kishte diçka të tillë si gjykata dhe gjyqi. Nuk kishin paratë dhe lidhjet për të blerë të ardhurën e tyre. Mënyrat e vjetra kanë zbuluar sekreta nga një kohë e errët. Ajo kohë është e mbaruar. E gëzuat kohën tuaj, i mbushët xhepat. Stop. Mbaroi. Koha juaj mbaroi. është koha që të lini njerëzit normalë që të besojnë se ka drejtësi në shqipëri. Se ia vlen që ata dhe fëmijët e tyre të rrijnë. Se ka ndëshkim për ata që kryejnë krime. Këtë ka bërë GJK dhe këtë duhet të bëjë. Këtë duhet të bëjë çdo magjistrat. Mos iu përgjigjuni telefonatave, mos merrni dhurata, mos kini frikë nga kërcënimimet. Bëni punën tuaj, lëjini shqiptarët të besojnë tek ju,"-tha Yuri Kim.

ervin salianji yuri kim

Sondazh

Poll