20 Tetor 2022, 19:16
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit. Teksa fliste në Kuvend, Berisha tha se Edi Rama ndryshe nga i ati që firmoste për varje poetësh, ai sot shkatërron teatrin dhe shkollat e fëmijëve. Por, teksa Berisha hidhte akuza, në sallë foli Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrja Ogerta Manastirliu. Të dyve, Berisha u kërkoi të pushonin. Manastirliut i përmendi dhe periudhën e Covid-19.
"Janë të paktën shekuj mbrapa, kryekëput antishqiptare dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për të ardhmen e vendit. Ky njeri, gjenerator negativiteti, me ardhjen në pushtet betejën kryesore e ka bërë me artistët. Bëri gjithçka gjersa rrënoi Teatrin, simbol i kombit. Ky njeri ruan, konservon për artistët atë qëndrim që mbanin etërit e tij ndaj tyre. I ati ishte skulptor, por firmosi të varin një poet në vitin 1988. Ky s’mund të firmosë varje më, por shkatërrime Teatrosh, firmos rrënime të universiteteve. Pra, ky nuk firmos dot varje, por firmos largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria. Rrënimin me shpejtësi katastrofale të sistemit shëndetësor dhe u thotë shqiptarëve ka mungesë për 40 mijë mjekë. Mjeran me aleksi, nuk lexon dot.
Italia është në vendin e dytë për numrin e mjekëve, por kërkon 40 mijë që të dalë në vendin e parë, të dalë para Gjermanisë. Italia ka 4 mjekë për 1 mijë banorë. Shqipëria kishte 1 mjek për 600 banorë, tani e ka për 1100 banorë. Notere e vdekjeve masive të shqiptarëve. Mos më fol pas shpine. Atë që i ke bërë ti kombit me Covidin, ti qosh. Ky nuk firmos dot për të vrarë poetin, por për të larguar masivisht studentët nga universitetet.,"- tha Berisha ndër të tjera.
sali berisha ogerta manastirliu taulant balla
Politike
20 Tetor 2022, 18:57
F.M
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja Evis Kushi i është përgjigjur deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila nxorri medalje...
Politike
20 Tetor 2022, 18:35
F.M
Ervin Salinji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demoktatike Ervin Salianji ka lexuar mesazhin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të A...
Politike
20 Tetor 2022, 18:41
e.k
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend në përgjigje të min...
Politike
20 Tetor 2022, 18:36
Yuri Kim
TIRANË- Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se kundërshtarët e reformës në Drejtësi, po i...
Politike
20 Tetor 2022, 18:07
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje në lidhje me sulmet kibernetike në Shqip&eu...
Politike
20 Tetor 2022, 18:07
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti që n...
Politike
20 Tetor 2022, 17:39
e.k
Edmond Spaho
TIRANË- Fjala e deputetit demokrat, Agron Shehaj ka sjellë replika të shumta në Kuvend. Shehaj akuzoi qeverinë se n&e...
Politike
20 Tetor 2022, 17:11
e.k
Taulant Balla
TIRANË- Fjala e deputetit demokrat, Agron Shehaj në foltoren e Kuvendit ku denoncoi mazhorancën që sipas tij pas akuzave ...
Politike
20 Tetor 2022, 17:15
F.M
Agron Shehaj dhe Edi Rama
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka denoncuar bllokimin e biznesit të tij. Në një pos...
Politike
20 Tetor 2022, 17:07
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dhënies së “Medalja e Artë”...