Politike

Sulmet kibernetike/ Noka: Personi që duhet të na mbronte është nga Kruja, mori 159 mln euro, ka portal me 4 gazetarë

Noka tha se ai ka marrë 159 milionë euro për një punë që nuk e ka bërë dot. Noka nuk përmendi emër, por tha se personi në fjalë ka dhe një portal me katër gazetarë. 

20 Tetor 2022, 19:41 Nga F.M
Sulmet kibernetike/ Noka: Personi që duhet të na mbronte
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur në Kuvend në lidhje me sulmet kibernetike. Nga foltorja, ai pyeti ministrat dhe kryeministrin Edi Rama për kompaninë që ka marrë përsipër të mbrojë sistemin është e një personi nga Kruja. Noka tha se ai ka marrë 159 milionë euro për një punë që nuk e ka bërë dot. Noka nuk përmendi emër, por tha se personi në fjalë ka dhe një portal me katër gazetarë. 

"Çështja që po flasim ka të bëjë me sulmet kibernetike, faleminderit që s'ma dhatë fjalën më herët, do mundohem t'i përmbledh të gjitha. Kush janë kompanitë që kanë ndërtuar sistemin dhe që kanë pasur për detyrë të mbrojnë sistemin. Këtu pranohet që janë zhvilluar tendera sekretë dhe thonë nuk di kush janë njerëzit që e kanë pasur për detyrë të mbrojnë sistemin. Është një pronar nga Kruja, informacionet janë që ka një portal me 4 gazetarë. Ka marrë miliona euro për të mbrotjur sistemin, është pyetur ministrja, ja ku e keni. Nuk di gjë ka thënë, nuk di gjë ka thënë. A mund të na thoni kush e di. 159 milionë euro zonjë, shqiptarët dolën të zbuluar totalisht, hakerat lundruan në të dhënat e shqiptarëve. Do të ishim në sulm, e dinit që qeveria armike e Iranit do të na sulmonte. Rrush e kumbulla paratë, asnjë masë nuk keni marrë. Babëzi të tilla nuk kam parë. Por borxh nuk ua ka njeri ju që të dhënat e shqiptarëve u vodhën. Pse emrat e këtyre kompanive i tremben publikimit ndaj qytetarëve. Çfarë fshihet pas kësaj. Kush nga ministrat, kush nga personalitetet e mazhorancës fshihet pas kësaj. Informacionet janë se gurorja me punëtorë ka paguar për të ngritur dhe të mbrojtur platformën dixhitale të këtij vendi. Pse nuk i thoni. Një nga firmat është e lidhur me kryeministrin, dy nga këto lidhen me ministrat e kabinetit. Janë pa asnjë eksperiencë dhe përvojë. Një nga këto është e famshmja e Beqajt, vjedhje dhe vetëm vjedhje,"- tha Noka. 

flamur noka

Sondazh

Poll