Politike

Berisha: Rama vërsulet kundër Shehajt e pedagogut, Gjiknurin që punoi në SHISH s'e kam përmendur kurrë

Përsa i përket akuzës së Ramës se pedagogu Kovaçi ka punuar pranë SHISH, Berisha tha se të njëjtën gjë ka bërë edhe socialisti Damian Gjiknuri, por që ai s'ia kishte përmendur asnjëherë. 

20 Tetor 2022, 19:34 Nga F.M
Berisha: Rama vërsulet kundër Shehajt e pedagogut, Gjiknurin që
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sulmin ndaj pedadogut Sandër Kovaçi në Kuvend. Nga foltorja, Berisha përmendi dhe faktin që policia kishte shkuar në biznesin e Agron Shehajt, teksa tha se deputetit të Partisë Demokratike, uniformat i kishin shkuar pa të drejtë. Përsa i përket akuzës së Ramës se pedagogu Kovaçi ka punuar pranë SHISH, Berisha tha se të njëjtën gjë ka bërë edhe socialisti Damian Gjiknuri, por që ai s'ia kishte përmendur asnjëherë. 

"Ky nuk firmos dot për të vrarë poetin, por për të larguar masivisht studentët nga universitetet, por i vërsulet pedagogut, ish-ambasador i shkëlqyer se ka shërbyer në institucionin e sigurisë kombëtare. Më keni dëgjuar ndonjëherë mua të përmend Damian Gjiknurin, se ka shërbyer 2-3 vite drejtor në SHISH, kurrë. Për ato ja quaj merita unë. Kurse ai ka 3 ditë që u thotë shqiptarëve se një nga pedagogët më të shquar, Sandër Kovaçi ka punuar në SHIK dhe nën drejtimin e tij.
Njeri që është shkonfiguruar. Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin e opozitarëve njëri pas tjetrit. E ka shndërruar skapin në repart kundër opozitës. Vërsulet kundër Agron Shehaj dhe i vë shiritin si bandit, pa asnjë dokument, pas asnjë provë, fakt. I mbyll ndërmarrjen paçka se aty janë 200 familje që mbahen me rroga. Po, po. Pse çuditeni ju. Ky është trashëgimtari i së keqes. Ky ka vetëm keqësi shpirtërore, pa norma e moral. Nuk ka ligj.
Isha në Gjirokastër, me tha pedagogia unë marr 600 euro, kolegia ime në Kosovë merr 1200 euro. Po pse, më të varfër se Kosova jemi ne, që i trajtojmë në këtë mënyrë,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha seancë plenare 22 tetor 2020

Sondazh

Poll