Politike

Shehajt iu bllokua biznesi, Rama: E paska futur në një ndërtesë pa leje! Paska marrë zjarr, por është ballist foltoreje

Në një postim në Twitter Rama shkruan se biznesi i deputetit është mbyllur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) pasi sipas tij ndërtesa ku Shehaj kishte zyrat ishte pa leje. Kryeministri bën të ditur se pronari i ndërtesës e kishte deklaruar si objekt me funksion hoteli ndërtesën ndërkohë që ajo ishte një qendër biznesi.

20 Tetor 2022, 19:55 Nga k.m e.k
Shehajt iu bllokua biznesi, Rama: E paska futur në një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar pas akuzave të deputetit demokrat Agron Shehaj se i ka mbyllur biznesin për presion politik. Në një postim në Twitter Rama shkruan se biznesi i deputetit është mbyllur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) pasi sipas tij ndërtesa ku Shehaj kishte zyrat ishte pa leje. Kryeministri bën të ditur se pronari i ndërtesës e kishte deklaruar si objekt me funksion hoteli ndërtesën ndërkohë që ajo ishte një qendër biznesi.

Rama nuk i ka kursyer as ironitë me deputetin demokrat Agron Shehaj të cilin e ka cilësuar si ballist foltoreje.

"Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje! Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel! Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka", shkruan Rama në Twitter.

Sot gjatë seancës plenare deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj duke folur nga foltorja e Kuvendit akuzoi kreun e qeverisë se me një vendim të orkestruar politikisht ka urdhëruar mbylljen e biznesit të tij. Sipas Shehajt kjo lëvizje e kryeministrit vjen pas akuzave të bëra nga deputeti për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka të cilën e akuzon se ka përfituar tokë në bregdet duke përdorur kompanitë e bashkëshortin të saj si dhe për shkak të akuzave të hedhura ndaj numrit dy të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri të cilit e akuzonte se i ka dhënë tendera firmës së kushëririt të tij.

edi rama

Sondazh

Poll