Politike

Balla-Berishës: Ke hyrë në listë-pagesat e Kremlinit, u paralajmërove për raportin e Dick Martyt dhe nuk reagove

Balla tha se sa herë që ndodhte diçka e madhe në Shqipëri, në BE kalonte rezoluta. Ai përmendi tragjedinë e Gërdecit që sipas tij ka pasur me rezolutën e Dick Martyt dhe vrasjet e 21 janarit që u pasuan me votimin e kësaj rezolute. 

20 Tetor 2022, 19:24 Nga F.M
Balla-Berishës: Ke hyrë në listë-pagesat e Kremlinit, u
Taluant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratin Sali Berisha se është i lidhur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Nga foltorja e Kuvendit, Balla i tha Berishës se është futur në 'listëpagesat' e Kremlinit dhe se shumë shpejt do të nxjerrë fakte në lidhje me këtë gjë. Ai i shtoi akuzat për kryedemokratin Sali Berisha teksa tha se Berisha është njoftuar për rezolutën pas raportit të Dick Martyt, por nuk ka reaguar. Balla tha se sa herë që ndodhte diçka e madhe në Shqipëri, në BE kalonte rezoluta. Ai përmendi tragjedinë e Gërdecit që sipas tij ka pasur me rezolutën e Dick Martyt dhe vrasjet e 21 janarit që u pasuan me votimin e kësaj rezolute. 

"S’ke thënë asnjë fjalë për sulmin kibernetik, duhet të flasësh për këtë. Sot Irani është aleat me Putin. Në ditët në vijim do bëjmë publike fakte se si lidhesh ti personalisht, aspak e rastësisht që vota jote në 2011 në 25 janar 2011 është dhënë pro një rezolute të sponsorizuar nga Putin. Je informuar që në 2008 për atë rezolutë. Ti e dije që po planifikohej një baltë e madhe kundër Shqipërisë dhe UÇK, asnjë reagim nga ty nga MM apo Ministria e Jashtme, madje me porosinë tënde është votuar pro rezolutës. I ka bërë shqiptarët në sytë e evropianëve vrasës dhe trafikant organesh njerëzve. Ti ke hyrë në listëpagesat e kremlinit Sali! Do dalin faktet Sali! Listpagesat janë marrë nga Luli, por për llogari të Saliut, ndajeni të përputhen se kush e ka fajin. Se është njoftuar para 15 prillit të 2008. Dhe ti nuk reagove fare. Ndodhi Gërdeci dhe 30 ditë më vonë u kalua rezoluta e Dick Martyt. Ndodhën vrasjet më 21 janar, por u votua rezoluta,"- tha Balla. 

taulant balla seance plenare 20 tetor 2022

Sondazh

Poll