Zhupa me medalje ari në Kuvend: Hajde Kushi na trego mesataren tënde se televizionet të kanë nxjerrë plagjiaturën
Debati i sotëm vjen pas debatit të ndodhur dy ditë më parë në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit ku ministrja, Evis Kushi pas një debati të fortë i përmendi deputetes demokrate mesataren.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend në përgjigje të ministres Evis Kushi e cila dy ditë më parë i përmendi mesatren nxorri dhe medaljen që ajo ka marrë si studente e ekselencës teksa akuzoi Kushin për plagjiaturë.
Zhupa e riktheu sërish vëmendjen në mbylljen e kolegjit turk "Mehmet Akif". Ajo tha se nuk janë ndjekur hapat ligjorë dhe se mbyllja është e padrejtë dhe anti-ligjore.
Ina Zhupa: I kam mbaruar të gjitha ciklet mësimore me medalje. Kthejeni përgjigje njerëzve me fakte. Të ngeli sharra në gozhdë. Hajde këtu moj Evis Kushi, se nuk ta kisha thënë kurrë, plagjiaturën që të ka nxjerrë Top Channel më emision, me të gjitha faktet. Por meqë ma the, hajde dhe na trego ti mesataren tënde tani. Hajde dhe na e thuaj. Se nuk ndodh gjëkundi që të zgjohesh një mëngjes e të shkosh tu heqësh licensat njerëzve, nuk mbyllet një institucion pa ndjekur të gjitha hapat. I pari është paralajëmrimi, e dyta gjoba dhe më pas të gjitha të tjerat. Kjo do të ishte të jesh në anën e të drejtës. Unë nuk desha t'i them emrat e të gjithë fëmijëve.
Debati i sotëm vjen pas debatit të ndodhur dy ditë më parë në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit ku ministrja, Evis Kushi pas një debati të fortë i përmendi deputetes demokrate mesataren. Pas debatit të ndodhur në Komision Zhupa vendosi të largohet nga mbledhja duke iu përgjigjur ministres në Facebook. Por duket se debati u zhvendos dhe në seancë plenare ku duket se Zhupa këtë herë kishte armë e përgatitur pasi kishte marrë dhe medaljet me vete.
Sondazh
"Shpërthimi" i Kim për gjyqtarët, VOA: Kushtetuesja s'i ka shpëtuar trysnisë politike, ka pasur tensione
Yuri Kim TIRANË- Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se kundërshtarët e reformës në Drejtësi, po i...
Sulmet kibernetike, Salianji ngre pyetjet: Si është gjendja e sistemeve sot? A kishin hakerat bashkëpunëtorë shqiptarë
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ngritur disa pyetje në lidhje me sulmet kibernetike në Shqip&eu...
Vdekja e 32-vjeçarit, Salianji flet në Kuvend: Ligji funksionon vetëm për të varfrit!
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti që n...
“Ç’bëni more?" Debati mes Shehajt dhe Felajt, ndërhyn Spaho: Po degradoni Kuvendin
Edmond Spaho TIRANË- Fjala e deputetit demokrat, Agron Shehaj ka sjellë replika të shumta në Kuvend. Shehaj akuzoi qeverinë se n&e...
Shehaj denoncoi bllokimin e biznesit/ "Plas" debati, Balla: E papranueshme! Felaj: Uleni tonin! Deputeti: Parlamenti është biznesi juaj
Taulant Balla TIRANË- Fjala e deputetit demokrat, Agron Shehaj në foltoren e Kuvendit ku denoncoi mazhorancën që sipas tij pas akuzave ...
Shehajt i bllokohet biznesi, e denoncon në Kuvend: Sulm politik. Rama: E kishe në ndërtesë pa leje
Agron Shehaj dhe Edi Rama TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka denoncuar bllokimin e biznesit të tij. Në një pos...
Protesta e pedagogëve/ Rama: Universitetet tani janë një tenxhere e madhe
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dhënies së “Medalja e Artë”...
Rama: Do japim pagë për ekselentët, por asnjë nuk do e marrë diplomën para 3 vitesh
Edi Rama TIRANË- Qeveria ka vendosur të ndryshojë skemën e bursave për studentët ekselentë. Nga ky vit, studentë e...
Qeveria i vendos kusht studentëve që fitojnë bursa, ministrja Kushi: Duhet të punoni në Shqipëri 3 vite pas diplomimit
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar ditën e sotme se studentët eksleentë që pajisen me bursa studimi me ...
Bëma e radhës! Bora Muzhaqi: Rama më thotë 'mos i përgëzo kaq shumë të rinjtë', por unë...
Bora Muzhaqi TIRANË- Pika e dobët e Bora Muzhaqit është të folurit në publik. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe F&...
